
Rruga Vangjel Noti,Tirane,1001
E-mail: luarasiskender@gmail.com
Rreth Nesh:
Tiranë: Në Shkollën 9-vjeçare “Skënder Luarasi”, mësimi shoqërohet me veprimtari të bukura
Shkruan Gazeta "BOTA SOT" per Shkollen "Skender Luarasi"
Kolektivi i mësuesve e nxënësve, me prindërit e tyre, në shkollën 9- vjeçare “Skënder Luarasi”, të Laprakës në qytetin e Tiranës, krahas punës mësimore brenda klasës, shquhen për veprimtaritë kulturore-artistike, në shërbim të edukimit dhe argëtimit të mëtejshëm të nxënësve, për formimin e botekuptimit të tyre me traditat e larta atdhetare e shpirtërore të popullit tonë.
Ndërtesa dykatëshe e kësaj shkolle mirëmbahet dhe kjo gjë bie në sy të çdo vizitori. Mjediset janë të mbushura me saksi lulesh shumëngjyrëshe dhe, sigurisht, kjo është dëshmi e rregullit e pastërtisë, kulturës së përbashkët të mësuesve e nxënësve.
Sapo hyn në këtë shkollë njihesh me këndin, ku është shpalosur jeta e saj, me plot veprimtari të larmishme. Aty flitet edhe për atdhetarin e pedagogun e paharruar, S.Luarasi, emrin e të cilit mban me nder ajo. Kështu, bien në sy korronspodenca e tij në vite, ndihmesa e shquar e në shërbim të mësimit dhe edukimit të brezave etj.
Ja, ndër të tjera, mësojmë këto të dhëna për jetën e përkushtuar të prof.Skënder Luarasit. Lindi më 19 janar 1900, në fshatin Luaras të Kolonjës dhe është bir i denjë i martirit të shkollës shqipe, Petro Nini Luarasi, “Mësues i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. Veprimtaria e tij ishte mjaft aktive e me prmbajtje atdhetare. U zgjodh deputet nga populli në Kuvendin e Shqipërisë dhe u dallua për ndihmesë të shquar me studimet e botimet e tij historike. Ishte ndër themeluesit e Lidhjes sonë të Shkrimtarëve e Artistëve. Ndihmesa e tij atdhetare, pedagogjike e botuese vijoi deri më 27 prill 1982, kur u nda përgjithnjë nga jeta. Kështu edhe emri, që mban kjo shkollë, e bën atë të nderuar e të paharruar.
Drejtoresha e këtij institucioni arsimor, Arjola Hasa, e cila na shoqëroi gjatë qëndrimit aty, duke folur për rolin e mësuesit, figura qendrore e çdo shkolle, përmendi fjalët e një pedagogu mjaft të dëgjuar: “Shqiptoje, gjithnjë me nderim, emrin mësues, i cili pas emrit të prindit është më fisniku e më i embli emër, me të cilin s’mund të quajmë një tjetër”.
Së bashku ne pamë edhe këndet e shumtë nëpër korridore, të cilët pasqyrojnë punën e palodhur dhe të përbashkët të mësuesve e nxënësve. Ja, disa nga ata: “Ecuria e shkollës sonë në vite”, “Krenaria e shkollës”, “Nënë Tereza”, “Këndi i mjedisit”, “Arti dhe traditat”, “Qeverisja e nxënësve”, “Piktorët e vegjël”, “Të njohim Europën” etj. dhe deri te ai më aktuali, “Këndi i provimeve”.
Në këtë shkollë punon prej vitesh edhe mësuesi veteran, Xhemal Hysenlekaj. Ai është shumë i përkushtuar, jo vetëm në detyrën e përditëshme, por dallohet në organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive kulturore e artistike me nxënësit. Kështu, këto ditë aty u zhvillua një veprimtari e bukur me temë, “Të njohim zakonet dhe traditat në organizimin e jetës familjare malësore”. Ajo ishte e lidhur me pjesën më të madhe të familjarëve, që kanë ardhur në këtë zonë të Tiranës, nga disa krahinat të vendit tonë. Në fillim, u paraqitën djem e vajza me veshje të bukura karakteristike. Pastaj u interpretuan këngë e valle popullore, nën drejtimin e vetë mësues Xhemalit. Ato u duartrokitën nxehtësisht nga të pranishmit, mësues e nxënës dhe prindër. Bile, kishte dhe të ftuar nga disa shkolla tjera të zonës së Laprakës.

Tiranë: Në Shkollën 9-vjeçare “Skënder Luarasi”, mësimi shoqërohet me veprimtari të bukura
Ndërtesa dykatëshe e kësaj shkolle mirëmbahet dhe kjo gjë bie në sy të çdo vizitori. Mjediset janë të mbushura me saksi lulesh shumëngjyrëshe dhe, sigurisht, kjo është dëshmi e rregullit e pastërtisë, kulturës së përbashkët të mësuesve e nxënësve.
"Bota Sot"
Kulture
…Siç e vërejtëm edhe në këtë veprimtari të bukur festive, organizuar në mbyllje të këtij viti arsimor, këto ditë shkolla 9-vjeçare “Skënder Luarasi” e kryeqytetit është në gjallëri të veçantë. Pra, dëshmi për ngjarje të tilla të paharruara ishte edhe ajo, për të cilën folëm në këtë shkrim modest. Prandaj, nga zemra i urojmë të gjithë, mësues e nxënës dhe prindër, që përherë të kenë arritje sa më të larta në procesin mësimor-edukativ, të shoqëruar dhe me veprimtari të bukura kulturore e artistike!
Pjesë e kasaj veprimtarie ishte edhe dialogu i nxënësve, shoqëruar me diafilma. Ndërsa përmbajtja e ndërtesës karakteristike, që u paraqit në këtë veprimtari, ishin: Banesa-kullë, mënyra e ndërtimit e funksionimi i saj, oda e miqëve-mikpritja etj. Salla ishte kthyer në një odë të vërtetë të pritjes së miqëve. Rolin e tyre e luajtën bukur nxënësit e talentuar: Jurgen Leka, Julinda Ndoja, Erda Braho e Ilirjana Gjoka, të cilët e “elektrizuan” sallën, me lojën e tyre.
Në mbyllje të kësaj veprimtarie mbreslënëse dhe me vlera edukative, pjesëmarrësit u njohën me guzhinën tradicional-krahinore. Vetë nxënësit, të mbështeur nga prindërit e tyre, kishin përgatitur disa lloje gjellrash karakteristike, sipas krahinave që përfaqësojnë. Pastaj të gjithë të ftuarit i shijuan ato dhe i përgëzuan ata për punën e bërë.


